(23.10.2008 RV)Pjesë e tretë Metamorfoza Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda shakllabana; Rriqna t'ndyet, mikrobë të kqì Qi të mjeres moj
Shqypnì Kthelltë hîë i keni në mushknì, Pa dhimë gjakun tuj ia pì, Po
dèr kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbë mbi dhè! - Dèr kur ju, t’u tallë
nper nè, Do t' na qelbni fis e atdhè? Ah! Bre jue.... nuk dië shka, u kjoftë,
Se tash mâ jemi tue u njoftë, Se kush jini e se shka jini, Se kahë shkoni
e se kahë vini, Plang e shpì se kahë i kini E sa pare u ban jue gjaku: Se
për jue, po duhet laku, Për me u vjerrë - o kund m' ndoj shpat! … … … … …
… … … … Erz e shpirt qitun nên themër: Turq a Slav a Grek me zêmer, Falun
barkun veç Shqypnìsë, Si ajo marrja e t'gjith nierzìsë... Tuj u shitë ju per
gjith treg, Sod na mbahi "Skanderbeg"; E ngërdhjucë, goditë, lmue, Rrue
e qethë, pipirique, Tash n' "smoking" tash në "bon-jour", Ju, qi djè s' kishi
as ushkuer Me lidhë brekët - me nderë me thânë - M'sahan t' huej gjithmonë
me ngrânë, Rrugen krejt na e keni zânë. … … … … … … …
Dèr
sa atà burrat e dheut, Qi për jetë e nderë t' Atdheut Kan rà n'luftë si shqype
t' leta, Kanë shkrîë gja e shpija t' veta, Janë tuj dekë rrugave ûnit, Me
ju dhimtë gurit e drûnit: Përsè, po, kta matrahulla, Kta Shqyptarë - Shqyptarë
kah ksula, N' vend qi jue me u vûë m' konop, A se brîët m' ja u zbrûe me shkop,
A, mos tjetër, me u ngushtue, Me xjerrë zhuri kund m' ndoj prrue Per me
shtrue ndoj rrugë të Shtetit, A me dlirë ndoj skele detit, Lavjerrë buzësh,
harû si viça, Kqyrin m' jue, si t' ishi ogiça, Per me u prîë udhës s' gjytetnìs
E me i sjellë t' maren Shqypnìs. Anì kush, pra, me i prîë kombit: Ju,
do pyka bîjtë prej llomit, Qi Shqyptarë vedit i thoni, Jo pse ju Shqypnìn
e doni, Jo pse ju ndoj send kuptoni Shka âsht Atdheu e shka âsht Lirija, Shka
âsht Vllaznija a Parasija, Perparimi e Gjytetnia, Por veç pse enè der më sot,
Nji tyran s' po e gjêni dot, Nen kambë t' cillit ju me u shtrue, Se un
mâ tash ma jam regjë me jue, E ja u njof shpirtin dèr m' palc: Pleh i ndyet,
me u bartun m' shkalc E me u qitë jashta Shqypnije.
Atë Gjergj Fishta,
‘Gomari i Babatasit’, Shtypshkroja “A. Gj. Fishta”, 1942, ‘Satirika’, fq 67-71.