2008-10-23 17:43:13

Gjithnjë e më të bashkuar në dëshmimin e Ungjillit.” Letër e Patrikut Aleksit II Benediktit XVI


(23.10.2008 RV)"Gjithnjë e më të bashkuar në dëshmimin e Ungjillit.” Letër e Patrikut Aleksit II drejtuar Papes Benediktit XVI
Patriku i Moskës dhe i të gjitha Rusive Aleksi II i ka dërguar një letër papës Benedikti XVI ku shpreh kënaqësinë e tij “për perspektivat në rritje të zhvillimit të marrëdhënieve të mira” ndërmjet katolikëve dhe ortodoksve. Është fjala për një përgjigje ndaj një mesazhi shkruar me dorë nga vetë Papa e dorëzuar më 1 tetorin e kaluar nga kard. Kreshencio Sepe me rastin e vizitës së tij në Moskë.
Fjalët e Aleksit II bashkohen e shkrihen me ato të Benediktit XVI. Ajo çka i lidh është rrugëtimi nën dritën e Ungjillit dhe brazda e njëjtë në besimin në Krishtin ku ecin si katolikët ashtu edhe ortodoksët. Duke iu përgjigjur Papës, Patriku pohon se zbulesa më e madhe e Ungjillit se “Zoti është dashuri”, duhet të kthehet në “një orientim jetësor për të gjithë ata që e quajnë veten ndjekës të Jezusit.” Të njëjtën gjë thotë edhe Papa në mesazhin e tij drejtuar Aleksit II ku shprehet se tek besimi në Jezusin kishte gjetur një “lidhje që bashkon thellësisht zemrat.”







All the contents on this site are copyrighted ©.