2008-10-21 15:46:47

Papa: teknologjia e humaniteti në mjekësi janë të pandashme.


(21.10.2008 RV)Të ruhet dinjiteti i të sëmurit duke mbështetur solidaritetin ndërmjet mjekut dhe të sëmurit. Të humanizohet mjekësia, duke mbështetur një lloj “pakti terapeutik” ndërmjet mjekut dhe të sëmurit. Ky qe thelbi i fjalës që Benediktit XVI i drejtoi dje Kongresit të kirurgëve italianë. Gjatë fjalimit të tij Ati i Shenjtë theksoi edhe dinjitetin e të sëmurit që duhet mbrojtur gjithnjë dhe se teknolgjia nuk mund të zëvendësojë dashurinë e përkujdesjet për të sëmurët. Në vijim një reflektim i shkurtër i prof. Vinçenco Saraçenit, kryetar i Shoqatës Mjekët Katolikë Italianë:
Përgjigje: Më duket se në qendër të fjalës së tij është respekti për të sëmurin. Respekti për të sëmurin do të thotë respekt për dinjitetin e tij, gjithmonë. Ndonjëherë të sëmurët kanë përshtypjen se gjenden në kushte mungese respektimi dinjiteti dhe kjo varet edhe nga mënyra sesi mjekët i afrohet të sëmurit. Nganjëherë pastaj, të sëmurët kanë përshtypjen se mjekët nuk e marrin parasysh gjendjen e tyre. Pra, para së gjithash duhet të respektohet dinjiteti i tyre, dhe së dyti, të respektohet historia e jetës së tyre. Për më tepër, thotë Ati i Shenjtë, nëse kjo histori dëgjohet me vëmendje, mund edhe të ndihmojë mjekun ta bëjë më mirë diagnozën.







All the contents on this site are copyrighted ©.