2008-10-20 18:10:33

Në Engjëllin e Tënzot, Papa ia besoi Marisë Sinodin e ipeshkvijve.


(20.10.2008 RV)Dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI ia besoi Marisë Sinodin e ipeshkvijve kushtuar Fjalës së Hyjit, duke iu lutur të sjellë fryte të vërteta risimi në çdo bashkësi të krishterë. Kujtoi edhe Ditën Misionare Botërore që kremtohej dje, duke i nxitur të gjithë ta thonë Rruzaren për misionarët e ungjillëzimit. Detyra e parë misionare për të gjithë ne – nënvizoi me forcë Benedikti XVI – është pikërisht lutja:

“Sidomos duke u lutur i përgatitet rruga Ungjillit, duke u lutur, zemrat hapen për të pranuar misterin e Hyjit e shpirtrat bëhen të gatshëm për ta mirëpritur Fjalën e tij të shëlbimit”.

 
Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi edhe Lumnimin në Lisië të Francës, të bashkëshortëve Martë, prindërve të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, pajtore e misioneve:

Duke menduar për Lumnimin e bashkëshortëve Martë, më pëlqen të tërheq vëmendjen për një ndjet tjetër, që e kam shumë për zemër: për familjen, roli i së cilës është themelor në edukimin e fëmijëve me frymë universale, me aftësi për ta kuptuar përgjegjësinë që ka secili nga ne për mbarë botën, për problemet e saj, ashtu si dhe për formimin e thirrjeve për jetën misionare”.

 
Në përfundim Papa iu lut Zojës Rruzare të Pompeit t’i mbrojë familjet e mbarë botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.