2008-10-20 16:49:58

Në Afganistan një kamikazë vrau pesë fëmijë e dy ushtarë gjermanë


(20.10.2008 RV)Në Afganistan nga një atentat vetëvrasës, kamikazë që shpërtheu në Kunduz me autobus kundër një patrulle të Forcave Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë në këtë vend, vrau pesë fëmijë e dy ushtarë gjermanë. Objektiv i atentatit të sotëm ishte një patrullë ushtarake e NATO-s.
Ndërsa në Kabul sot u vra një bashkëpunëtore humanitare e një organizate joqeveritare e jofitimprurëse.

Forcat afgane e trupat e udhëhequra nga NATO-ja kanë vra 34 kryengritës talebanë në luftimet dy ditore në provincën e Helmandit, në jug të Vendit. Përleshjet nisën pasi trupat ndërkombëtare u bënë cak i sulmeve të militantëve. Nuk ka pasur viktima në mesin e forcave të NATO-s.

Dy civilë irakianë janë vra e shtatë të tjerë janë plagosur sot paradite nga shpërthimi i bombe në Baghdad. Bomba ka shpërthye gjatë kalimit të një auto civile në zonën e Fidaxhlila-së.

20 tetori është Dita Botërore e Osteoporozës dhe ka si qëllim mobilizimin e opinionit publik për të sjellë ndryshimin në politiken e shëndetësisë në lidhje me këtë sëmundje. Osteoporoza është një sëmundje e rëndë që prek kockat. Shumica e të prekurve janë mosha të mëdha. Sëmundja zhvillohet kur kocka humb masën e saj dhe behët poroze dhe për rrjedhojë, me e dobët dhe më pak rezistente ndaj traumave, si edhe për shumë sëmundje të tjera të rënda. Parandalimi është fjala kyç në mbajtjen larg të kësaj sëmundjeje shqetësuese dhe mjaft të rëndë për trupin e njeriut.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi sot se Beogradi asnjëherë nuk mund të vendosë për Kosovën ose për vendosjen e EULEX-it, i cili patjetër shumë shpejt duhet të shtrihet në tërë territorin e Vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.