2008-10-20 17:04:04

24 shqiptarë vdesin me varkë në liqenin e Butrintit


(20.10.2008 RV)Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Liqenin e Butrintit ku një varkë me 24 persona është mbytur. Të dhënat e deritanishme tregojnë për 2 te vdekur dhe 22 te mbijetuar, te cilët janë identifikuar nga policia. Më e prekura në këtë tragjedi është familja Jaho nga Lapardhaja e Beratit pasi ka mbetur e vdekur vajza 3 muajshe dhe nëna e saj 22 vjeçare, ndërsa ka shpëtuar babi i foshnjës Dritan Jaho. Sipas policisë 24 personat do të shkonin klandestin në Greqi, ndërsa mbytja ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së varkës.







All the contents on this site are copyrighted ©.