Sinodi i Ipeshkvijve mbi Fjalën e Zotit në fazen e dytë të punimeve. Flasin ipeshkvijtë
shqiptarë izmot Zef Gashi e imzot Lucjan Avgustini
(19.10.2008 RV)Sinodi i Ipeshkvijve mbi Fjalën e Zotit që po zhvillohet në
Vatikan, këtë javë që kaloj arriti në gjysmën e udhës: përfunduan ndërhyrjet e etërve
sinodal, e filluan punimet në Rrethe të vogla pune për përgatitjen e Mesazhit e të
Propozimeve përfundimtare. Për një bilanc të kësaj faze të parë të Sinodit,
të dëgjojmë në studion tonë dy ipeshkvijtë shqiptarë, pjesëmarrës të kësaj
Asambleje kishtare: imzot Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit dhe imzot Lucjan Avgustinin,
ipeshkëv i Sapës, me të cilët sot përkujtojmë edhe datën e paharrueshme të
shpalljes të lume të Nënë Terezës në Vatikan më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II........