2008-10-19 18:48:15

Shenjtorët e javës së ardhshme sipas kalendarit liturgjik të kishës


(19.10.2008 RV)Sot më 19 tetor, kalendari liturgjik i Kishës kremtoi të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e po sot përkujtoi edhe Shën Palin e Kryqit, meshtar.

Nesër e hëne, 20 tetor, kalendari përkujton Shën Shën Irenën e Portugalisë e Shën Adelinën;

Të martën e ardhshme, 21 tetor, sipas kalendarit kishtar, bie përkujtimi i Shën Orsolinës; Shën Ceçilës e Shën Gasprit nga Bufalo.

Të mërkurën më 22 tetor, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i Shën Donatit nga Fiezole;

Të enjten e ardhshme më 23 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Gjon Kapestranit e Shën Severinit.

Të premten e ardhshme më 24 tetor, bie përkujtimi i Shën Antonit Maria Klaret dhe i të Lumit Luigji Guanella.

Të shtunën më 25 tetor, kalendari liturgjik i Kishës, përkujton Shën Shën Krispini e Gaudenci.

Të dielën më 26 tetor, do të përkujtohen Shën Luciani e Marçani, martirë. E diela e ardhshme është e diela e 30-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik të kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.