2008-10-19 18:50:40

7 vjet më parë vdiste motra engjëllore, Luçia Laca


(19.10.2008 RV)Më 19 tetor 2001, në shtëpinë e përgjithshme të Motrave Engjëllore në Romë, kreu shtegtimin e saj të gjatë e të shqetësuar mbi tokë, motra Luçie Laca. Pas salikimeve, kremtuar të shtunën, më 20 tetor 2001, në Kishën e motrave engjëllore, u varros në varrezën romake të "Prima Porta".
Luçia, motra e parë engjëllore shqiptare, zëri i parë femëror në historinë e programit shqip të Radio Vatikanit, lindi në Shkodër më 11 maj 1918 prej prindërve Rrok e Roza Laca, besimtarë të devoçëm katolikë, të lidhur ngusht me Kishën. Shtëpia ku lindi e u rrit sot është kthyer në një qendër të lulëzuar të Kongregatës së Motrave Engjëllore, të cilat tashmë kanë hapur edhe Konviktin e parë për vajzat universitare, duke zgjëruar kështu fushën e veprimtarisë misionare. E ky është kujtim i gjallë e i përhershëm për motrën Luçie.







All the contents on this site are copyrighted ©.