2008-10-17 19:06:10

Së shpejti do të shpallen të Lum prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë.


(17.10.2008 RV)Kisha, posaçërisht ajo në Francë, përgatitet të jetojë një ngjarje të madhe feje, Lumnimin e Ludovik Martë e Maria Zelia Guérë-Martë, prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Kremtimi do të mbahet të dielën e ardhshme, në bazilikën e Lisië. Formulën e lumnimit do ta shqiptojë kardinali Zhozé Saraiva Martins, Prefekt nderi i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.
Kujtojmë se jeta e prindërve të Shën Terezës qe model i shenjtërisë së përditshme, shembull i vërtetë i ‘kishës shtëpijake’.
Ipeshkvi i Bajë e Lisië, imzot Pierre Pican, që do të kryesojë Meshën, na shpjegon si po përgatitet Kisha vendase për këtë ngjarje:

Përgjigje: - Il y a una préparation - disons - un peux spirituelle: depuis déjà des mois…
Përgatitja është më shumë e tipit shpirtëror e vijon prej disa muajsh. Ne kemi gëzimin e hirin e pranisë së shtatë manastireve në dioqezin tonë, e të gjitha murgeshat po luten për tre ndjetet themelore të Luigjit e Zelisë: për familjen, për lindjen e thirrjeve meshtarake e rregulltare në gjirin e saj e për përballimin e vuajtjeve, të provave të rënda, që nuk mungojnë kurrë në jetë e të cilat nuk mund të mos pranohen. Prandaj duhen përballuar me shpirtin e flijimit për çështje të cilat ia vlejnë me të vërtetë. E këtë e shikojmë çdo ditë ndër manastiret, ku ecet në një rrugë mahnitëse e ku vendin kryesor e zënë lutja e adhurimi. Na kënaq pa masë kjo që shikojmë: ne i ftuam të gjithë të përgatiten për këtë ngjarje të madhe, e përgjigja ishte vërtetë domethënëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.