2008-10-17 14:01:52

Antrodoko kujton piktorin Lin Delia e fraçeskanin At Zef Pllumin


(17.10.2008 RV)Të shtunën me datë 18 tetor bashkia e Antrodokos në Itali, organizon tubimin “Antrodoko, vend miqësie e pikëtakimi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.” Takimi u kushtohet Lin Delisë, piktor, Atë Zef Pllumit, frat françeskan e Lukë Kaçajt, bas, që të tria figura të njohura të kulturës e të jetës shpirtërore shqiptare.
Tubimi organizuar nga bashkia e qytetit të vogël lacial Antrodoko, në bashkëpunim me muzeun e qytetit, i cili mban emrin “Lin Delija-Karlo Çezi”, si edhe me shoqatën kulturore “Lin Delija” dhe shoqatën tjetër kulturore “Schola cantorum”, do të presin një delegacion nga Shqipëria, në të cilin do të ketë përfaqësues të politikës, e të kulturës shqiptare.
Takimi, organizuar me nismën e Armando Nikoletit, kryetari i shoqatës “Lin Delija” është një rast i mirë për të përforcuar dialogun ndërmjet dy vendeve mike, një dialog i pasur ky në lidhje kulturore e shpirtërore e që kësaj radhe do të ketë si temë kryesore kujtimet lidhur me këto tri personalitete të rëndësishme të jetës shqiptare.
Gjithashtu me këtë rast në mjediset e shoqatës “Lin Delija” do të çelet edhe një ekspozitë e përgatitur nga Fabio Grasi dhe Federica Mançini me dokumente nga arkivat e Paskuale Kiupi dhe Armando Nikoleti. Ndërsa “Schola Cantorum” do të përkujtojë basin Lukë Kaçaj nëpërmjet ekzekutimit të disa pjesëve nga repertori i saj. Festimet do të mbyllen me vizitën në qendrën e në muzeun e qytetit të Antrodokos kushtuar Lin Delisë dhe Karlo Çezit, nën drejtimin e znj. Antonela Muzi.
Për informacione të mëtejshme:
Comune di Antrodoco,
Corso Roma 15, 02013 Antrodoco, Rieti. Tel. 0746-578185, fax. 0746-578623
Museo della Cittŕ “Lin Delija – Carlo Cesi”. Tel. 0746-578185227;
www.museoantrodoco.it; info@museoantrodoco.it
Associazione culturale “Lin Delija”. Tel. 328 4037371; fax 0746-586194; www.lindelija.it







All the contents on this site are copyrighted ©.