2008-10-17 19:07:42

29 vjet më parë Nënë Tereza vlerësohej me Çmimin Nobel për Paqen.


(17.10.2008 RV)Data e sotme na kujton 17 tetorin e vitit 1979, kur Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen bamirësen shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.
Rregulltarja e madhe u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm sepse një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.