2008-10-14 17:41:27

Rubrika 365 ditë:"Në Francë, Kisha ndahet nga shteti".


(14.10.2008 RV)Përpara portës së manastirit, fshatarët mbrojnë, si munden, hyrjen në kuvend, Përpjekje e kotë. Ushtarët, komisari e prokurori i Republikës, hapin një shteg e ia dalin mbanesh ta shembin portën e rëndë, që ndan botën civile nga klauzura e çertozinëve, vend ku mund të hyjnë vetëm rregulltarët. E ja që edhe kjo u bë. Në pak minuta, ushtarët i kapin murgjërit e i flakin jashtë nga kuvendi. Nuk u përket më atyre, që kur Emil Kombë, një ish-seminarist i zhgënjyer nga Kisha, bëhet republikan antiklerikal dhe vendos të mbyllë disa kuvende e shkolla të krishtera.
E me këto dëbime të trishtuara të vitit 1903, në Francë nis historia e ndarjes së Kishës nga shteti. Prej disa vitesh, qeverisë republikane franceze nuk i pëlqen fare Kisha: të krishterët dyshohen si monarkistë. Nga ana e tyre, katolikët e kanë tepër të freskët kujtimin e kohës së Terrorit e të mijëra ekzekutimeve të të krishterëve gjatë Revolucionit francez. Të dyja palët e shikojnë me dyshim njëra-tjetrën. Urrejtja reciproke është tepër e fortë e kryeministri Emil Kombe i bie në qafë sa mundet Kishës. Përgatit një ligj që këput çdo lidhje ndërmjet shtetit e Kishës katolike. Që nga epoka napoleonike, në Francë ekzitonte Konkordat, apo marrëveshja, përmes së cilës shteti zotohej ta ndihmonte ekonomikisht Kishën për të mirëmbajtur ndërtesat fetare, për të ndihmuar meshtarët e për të mbajtur shkollat katolike.,…
Në vitin 1905 miratohet ligji që sanksionon ndarjen ndërmjet Shtetit te Kishës. Që nga ky çast e tutje, Kishës katolike nuk do t’i jepet më asnjë ndihmë, por duke saktësuar se katolicizmi njihet nga shteti, ashtu si çdo fe tjetër. Dëbimet e vitit 1903 i frikësuan të krishterët, që prisnin padrejtësi të reja, por në të vërtetë ky ligj garantonte lirnë fetare për të gjithë francezët.Pak nga pak antiklerikalizmi në Francë fashitet. Disa vjet më vonë urdhërat fetare fitojnë të drejtën për të vijuar veprimtarinë e dëbimet e murgjërve mbeten vetëm një kujtim i keq. Por ndarja e Kishës nga sheti nuk vihet më në diskutim. Gjithsesi kjo ndarje nuk është aspak e keqe, përkundrazi: e bën Kishën shumë më të lirë, sepse nuk varet më nga ndihmat e asnjë lloj qeverie. Sot financohet vetëm nga ndihmat e katolikëve e nuk ka pse t’u japë llogari politikanëve.
Pra, mund të themi se për Kishën është shumë më mirë të jetë krejt e varfër, por pavarur!







All the contents on this site are copyrighted ©.