2008-10-13 16:51:31

Papa në Koncertin e Filarmonisë së Vjenës, në Bazilikën Papnore romake të Shën Palit jashtë Mureve.


(13.10.2008 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI ishte sot i pranishëm, së bashku me Etërit sinodalë, ndërmjet të cilëve edhe ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini, e kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, përkatësisht përfaqësues i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë dhe i Konferencës ipeshkvnore ndërkombëtare të Shën Qirilit e Metodit në Sinodin e Ipeshkvijve.
Nën drejtimin e Christoph Eschenbach u ekzekutua Simfonia e Gjashtë e Anton Bruckner. Koncerti u dha në kuadrin e Festivalit VII Ndërkombëtar të Muzikës, organizuar nga Fondacioni ‘Për muzikën artin kishtar’, që ka nisur më 12 tetor e do të përfundojë më 29 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.