2008-10-13 16:52:59

Kardinal Valini kryeson Kushtimin e një kishe romake Shën Timoteut


(13.10.2008 RV)“Sot është e rëndësishme më shumë se kurrë të dalim nga famullitë për t’u shpallur Ungjillin më të largtëve”. Kështu tha mbrëmë kardinali vikar i Romës, imzot Agostino Valini, me rastin e kushtimit të një kishe romake Shën Timoteut. Gjatë ritit, reliket e shenjtit, dishepullit më të dashur të Shën Palit, u vunë në këmbët e elterit. Reliket, disa copëza të trupit, i janë dhuruar famullitarit nga ipeshkvi i Termolit, në Duomon e të cilit ruhen që nga shekulli XIII.
Në homelinë e rastit, kardinali Valini theksoi se sot Kisha nuk mund të kënaqet me rezultatet e arritura e duhet të dijë si ta dëshmojë Krishtin edhe për ata që i qëndrojnë larg. Njerëzit binden vetëm nga dëshmia konkrete e jo nga fjalët. Ai tërhoqi vëmendjen edhe ndaj të divorcuarve që janë martuar sërish, duke theksuar se ata janë anëtarë të Kishës, pavarësisht se nuk mund të marrin pjesë në kungim. Ashtu siç ka mësuar Papa Gjoni XXIII, duhet dalluar faji nga fajtori. Ky i fundit duhet afruar e udhëhequr në rrugën e drejtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.