2008-10-10 18:09:52

Të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa do të shpallë katër Shenjtorë të rinj.


(10.10.2008 RV)RealAudioMP3 Atmosferë pritjeje në Vatikan e në mbarë Kishën, për Meshën solemne me ritin e kanonizimit, që do të kremtohet të dielën e ardhshme në Sheshin e Shën Pjetrit. Gjatë Meshës, Benedikti XVI do të shpallë katër shenjtorë të rinj, ndërmjet të cilëve, Shenjtorja e parë indiane: Alfonsa e Zojës së Papërlyer (në shekull, Anna Muttathupadathu), rregulltare e Kongregatës së Klariseve të Urdhërit të Tretë të Shën Françeskut.

Të tjetrët janë:

prifti italian Gaetano Erriko, themelues i Misionarëve të Zemrës së Krishtit e të Zojës së Bekuar;

Maria Bernarda Bytler, virgjër, themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane Misionare të Zojës Ndihmëtare;

Narçiza e Jezusit Martilo Moràn, laike ekuadoriane.

Tri të fundit, ndonëse jetuan në kohë të ndryshme, i bashkon veprimtaria ungjillëzuese në të njëjtat troje: në Ekuador.







All the contents on this site are copyrighted ©.