2008-10-09 17:40:45

Paraqitet në Radio Vatikan një libër i ri kushtuar Piut XII, shkruar nga Motra Markione, me parathënie të kardinalit Bertone.


(09.10.2008 RV)Jeta e mësimet e Papës Paçeli janë në qendër të vëmendjes në librin e fundit të rregulltares Margerita Markione, titulluar “Piu XII. E vërteta të bën të lirë!”. I sapodalë nga Shtëpia Botuese e Vatikanit, libri u paraqit dje në Sallën Markoni të emitentes sonë.
Parathënien e librit e ka shkruar kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. E pyetëm autoren për qëllimin e librit:

Përgjigje: - Shpresojmë që hebrenjtë e Muzeut të Yad Vashem do ta kuptojnë se diçitura që kanë vënë poshtë fotografisë së Piut XII, në sallën e turpit pranë nazistëve, duhet ndryshuar. Ky është qëllimi. Duhet ta kuptojnë të gjithë se historia e vërtetë e Piut XII nuk është ashtu. Ishte Papa i të gjithë njerëzve, Papa që shpëtoi pesë mijë hebrenj gjatë pushtimit nazist, Papa shenjt. S’e marr vesh pse hebrenjtë nuk duan ta kuptojnë të vërtetën! Shpresoj se libri im do t’i ndihmojë së paku njerëzit e thjeshtë, popullin katolik, të kuptojë se ky Papë bëri shumë për t’i shpëtuar jo vetëm hebrenjtë, por edhe opozitarët politikë të nazistëve, duke i stehuar edhe në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.