2008-10-09 17:41:48

Orisë: nacionalistët hinduistë kundër dhunës antikristiane. Kryeipeshkvi i Delhit: të kalohet nga fjalët në vepra.


(09.10.2008 RV)Në Indi rreth 12 mijë vetë janë zhdukur prej kampeve të refugjatëve, të ngritura nga qeveria e Orisës për të strehuar të krishterët në ikje, për shkak të dhunës së fanatikëve hinduistë. Sipas lajmeve të fundit, të paktën 60 vetë janë vrarë, ndërsa 50 mijë të tjerë kanë ikur nga trojet e veta. Në këtë situatë dramatike, ngjarja më e re është takimi i djeshëm i kryeipeshkvit të Delhit, imzot Vincent Majkëll Konçesao, në krye të një delegacioni të krishterë, me përfaqësuesit e nacionalistëve hinduistë. Në përfundim të takimit, u botua një deklaratë e përbashkët, në të cilën theksohet se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të rikthyer paqen e sigurinë në zonat më të trazuara.
Imzot Vincent Majkëll Konçesao e vlerëson kështu takimin, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

Përgjigje: - “It was a god opportunity…
Ishte rast i mirë për t’i sqaruar problemet e për të shkëmbyer mendime. Interesi ynë i përbashkët është të rivendosim paqen, të sigurojmë dëmshpërblimet për viktimat e dhunës e të vandalizmit si dhe të japim ndihmesën tonë për rikthimin e rendit, posaçërisht në shtetin e Orisës. Ky është hapi i parë i dialogut. Ka si synim hartimin e një plani të përbashkët, që të punojmë krah për krah. Në shtetin e Orisës, gjendja mbetet e vështirë: njerëzit vijojnë të strehohen në pyje e shumë prej tyre nuk kanë ku të kthehen, sepse shtëpitë janë shkatërruar. Gjithë kjo duhet të marrë fund, duhet dënuar. Por dënimi nuk mjafton: duhen marrë masat të rindërtohen urat, për të rikrijuar mundësitë e bashkëjetesës paqësore. Në se fillon dialogu me liderët, mund të arrijmë edhe tek njerëzit e thjeshtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.