2008-10-09 17:41:59

Atë Amar Jukana, meshtar kalde, denoncon: “Në Mosul po i qesin fare të krishterët!”.


(09.10.2008 RV)Në Irak vijon dhuna. Çdo ditë shënohen vrasje të reja, rrënime të reja, shpërthime të reja bombash. Fjala e mrekullueshme ‘e re’, është bërë e padurueshme, sepse lidhet vetëm me krime e shkatërrime ‘të reja’.
Kryeipeshkvi i Kirkukut, imzot Luis Sako thekson se situata më kritike vërehet në qytetin e Mosulit. Këtu – shpjegon Prelati - të krishterët kanë frikë të tmerrshme dhe vendosin çdo ditë të largohen nga qyteti. E natyrshme: nuk mund të jetohet në një qytet, ku fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë e të rriturit, në punë. Qytetarët duhet të mbrohen nga qeveria e edhe nga amerikanët. Është përgjegjësia e tyre. Po ata, ç’bëjnë? Pse i lejojnë kriminelët të vrasin e të presin njerëz të pafajshëm? Të krishterët nuk duan gjë tjetër, veçse të jetojnë në paqe. Nuk krijojnë asnjë problem. Kërkoj nga të gjithë vëllezërit e motrat tona në Perëndim – nënvizon në përfundim Ipeshkvi - të luten e të jenë solidar ndaj të krishterëve të Kirkukut e të gjithë Irakut.







All the contents on this site are copyrighted ©.