2008-10-08 19:02:25

Sot Kisha kremtoi festën e Shën Pelagesë


(08.10.2008 RV)Martiriologu Romak kujton katër shenjtore me këtë emër, ndërmjet të cilave, martirja që kremton sot Kisha katolike.
Pelageja ishte një vajzë e re nga Antiokia, që u martirizua për Krishtin gjatë persekutimit të Dioklecianit. Ishte vetëm 15 vjeçe, kur e dëshmoi një mënyrë krejt të jashtzakonshme besimin e vet. Ushtarëve, që shkuan në shtëpinë e saj për ta marrë e për ta nxjerrë para gjykatës, e cila sigurisht do ta dënonte, sepse e krishterë, Pelageja u kërkoi leje të ndërronte rrobat. Si iu dha leja, u ngjit në katin e epërm të shtëpisë dhe, duke e ditur mirë ç’e priste trupin e saj mrekullisht të bukur, u hodh nga dritarja. Deshi kështu të dilte pa asnjë njollë para Dhëndrrit Hyjnor.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.