2008-10-08 19:03:47

Nesër, në 50-vjetorin e vdekjes së Piut XII, Mesha përkujtimore kryesuar nga Benedikti XVI.


(08.10.2008 RV) RealAudioMP3 Benedikti XVI do të kremtojë Meshën Shenjte për shpirtin e Shërbëtorit të Zotit, Piut XII. Kremtimi do të mbahet nesër, më 9 tetor, në orën 11.30, në Bazilikën e Vatikanit.
E pikërisht më 9 tetor 1958 Piu XII kthehej në shtëpinë e Atit. Në Papninë e tij, që zgjati 19 vjet, Papës Eugjenio Paçeli iu desh të përballonte tragjedinë e Luftës II Botërore dhe t’i printe Kishës në kohë të vështira, duke vënë në jetë reforma me vlerë edhe për kohët tona. Mbrojtës i së vërtetës, intelektual modern, bari i kujdesshëm, Piu XII, besnik ndaj motos së tij “Non nova sed noviter”, qe përtëritës i traditës.







All the contents on this site are copyrighted ©.