2008-10-07 17:03:30

Çmimi Nobel për fizikën u jepet shkencëtarëve Kobajashi, Maskaua e Nambus.


(07.10.2008 RV)Joshiro Nambu, fizikan amerikan i universitetit të Çikagos dhe japonezët Makoto Kobajashi dhe Toshide Maskaua ndajnë ndërmjet tyre çmimin nobel për fizikën dhënë nga Akademia Suedeze. Çmimi i lartë iu dha me motivimin: “Për zbulimin e mekanizmave spontane të simetrisë së thyer në fizikën nënbërthamore”. Të tre shkencëtarët janë të njohur për kërkimet e tyre në lidhje me thërrmijat kuark dhe thërrmijat e tjera të zanafillës së lëndës.







All the contents on this site are copyrighted ©.