2008-10-07 17:07:08

Rruzarja ime


(07.10.2008 RV)RealAudioMP3 Një kryq e shumë rruaza të zeza,
më rrëshqasin nëpër gishta.
I ledhatoj një nga një,
e zemra shkrihet në lutje.
Një kryq e shumë kokërrza të zeza,
flasin për jetën e Nënës,
e atë të Birit të saj Hyjnor,
bërë gur në dhimbje,
bërë një në dashuri.
Një kryq e shumë rruaza,
që i dua pranë
në orën e fundit,
në gishtat e ngrirë,
se dua pas vdekjes
të gjej përsëri jetën.
Një kryq e ca rruaza
lidhen gërshetë me gishtat e mi:
e lutem për jetën
lutem për njerëzit
për paqen,
e lutem për lumturinë e të gjithëve.
Çdo rruazë – një dëshirë
Një urim – çdo rruazë.
Ndjesitë e mia rrëshqasin
nëpër kokrrizat
E unë e ndjej si lartohem
atje ku rri Zoja,atje ku më flet Zoti!







All the contents on this site are copyrighted ©.