2008-10-06 17:47:53

Filloi java e Çmimit ‘Nobel’ 2008: Nobel në mjekësi – një gjerman e dy francezë.


(06.10.2008 RV)Të enjten e ardhshme në Stokholm do të jepet Çmimi Nobel për Letërsinë 2008. Parashikimet kanë nisur që kur, ndonëse rrallë herë fiton kandidati i hamendësuar, e edhe më rrallë, ndonjë nga më të njohurit e më të pëlqyerit në opinionin letrar e artistik botëror.
Sidoqoftë edhe sivjet kujtohen shumë emra shkrimtarësh nga të katër anët e botës, duke nisur nga romancieri amerikan Philip Roth (Filip Roth) e shkrimtari japonez, Murakami.
Për njohësit britanikë të librit, ndërmjet fituesve të mundshëm janë edhe italiani Claudio Magris, i pasuar nga izraeliani Amos Oz e nga amerikania Joyce Carol Oates (Xhojs Karo Outs).
Kandidatë të tjerë të mundshëm - poeti australian Les Murray (Lez Mari), romancieri nigerian Chinua Achebe e poeti sirian, Ali Ahmad Saïd, që nënshkruan me pseudonimin Adonis. Kujtojmë se vjet Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha shkrimtares angleze, Doris Lessing.
Ndërkaq në Komitetin, që do ta shpallë Çmimin, mbretëron një heshtje varri, në sa afrohet dita shpalljes, e enjtja, 9 tetor.
Stina e sivjetme e Nobelit filloi sot, më 6 tetor, me shpalljen e Çmimit Nobel për mjekësinë, që iu dha Harald zur Hausen (Harald cur Hauzen), François Barre-Sinoussi (Fransua Barre-Sinusi) e Luc Montagnier (Luk Montanje), tre shkencëtarëve, një gjerman e dy francezë, për zbulimin e dy viruseve : Papilloma e Hiv, që shkakton Sidën.







All the contents on this site are copyrighted ©.