2008-10-04 12:26:43

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 27-të ‘A’


(04.10.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 27-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të kishës.
Në Ungjillin e kësaj së diele, Jezusit e vazhdon mësimi e tij mbi vreshtën e Zotit, një shëmbëlltyrë e dashur nga profetët e nga mbarë populli hebre, sepse vreshta e Zotit është simbol i vet popullit të tij.
Në shëmbëlltyrën e vreshtës, Jezusi vënë në pah durimin e zemërgjërësinë e Zotit që përkujdeset dhe mbronë vreshtën e vet dhe plotë durim, pret frytet e saj të besnikërisë e të veprave të mira, por edhe mbrapështinë e vreshtarve që, nuk i njohin e nuk i pranojnë të drejtat e Pronarit, duke refuzuar e vrarë të dërguarit e madje edhe djalin e tij. Me këtë shëmbëlltyrë, Jezusi na mëson se dhuratat që fitojmë, duhet të japin fryte. Ne jemi vreshta e Zotit. Ai kujdeset për ne, na udhëheq e na mbronë. Me teper, degjoni leximet biblike te kesaj se diele dhe komentin....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.