2008-10-01 18:45:59

Papa ipeshkvijve evropianë, mbledhur në Hungari: “Mos lini gur pa luajtur (gjë pa provuar) për t’ua kumtuar të gjithëve Ungjillin”.


(01.10.2008 RV)RealAudioMP3 Me ftesën e Papës për ‘të mos lënë gur pa luajtur, për t’ua kumtuar Fjalën e Zotit popujve të kombeve të ndryshme”, u hap dje pasdite, në Estergom të Hungarisë, Mbledhja plenare e CCEE (Këshillit të Konferencave Episkoplae Evropiane), Këshill në të cilin marrin pjesë 36 kryetarët e Konferencave episcopale të kontinentit të vjetër. Një mbledhje e përqëndruar tek lidhjet e Kishës me mjetet e komunikimit masiv, siç e kujton edhe Benedikti XVI në mesazhin, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, dërguar në hapjen e punimeve. “Gjatë këtij viti, kushtuar Shën Palit Apostull, që e kumtoi Ungjillin me fjalë të kuptueshme nga të gjithë njerëzit – lexohet në tekst – logjet e kuvendeve moderne meritojnë një vëmendje të veçantë nga ana e barinjve të Kishës”. Prej këndej, urimi i Papës që ata, të cilët punojnë në mjetet e komunikimit, të respektojnë të vërtetën e informacionit dhe dinjitetin e njeriut”.







All the contents on this site are copyrighted ©.