2008-09-29 20:40:48

Publikohet titulli i Ditës Botërore të Komunikimeve Shoqërore 2009.


(29.09.2008 RV)“Teknologji të reja, marrëdhënie të reja. Të promovohet kultura e respektit, e dialogut, e miqësisë”. Ky do të jetë titulli, që do të shoqërojë reflektimet dhe diskutimet, në kuadrin e Ditës së 43-të të Komunikimeve Shoqërore, e cila do të kremtohet më 31 maj 2009. Tema u publikua sot, në përkim me festën e Kryeengjëjve Mikelit, Gabrielit e Rafalit – nga Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore. Kujtojmë se një publikim i tillë ka lidhje të ngushtë me figurën e Shën Gabrielit, që i dha Zojës së Bekuar kumtin më të madh të të gjitha kohërave, atë të ardhjes së Mesisë e që njihet, kështu, si komunkatori i parë në historinë e shëlbimit! Duke bërë të njohur temën, saktësohet edhe se mesazhi i Benediktit XVI lidhur me këtë kremtim, do të publikohet, si zakonisht, më 24 janar 2009, në festën e Shën Françeskut të Sales, Pajtor i shtypit katolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.