2008-09-29 20:40:11

Papa në përshëndetjen bashkësive të Kastel Gandolfos “Të kërkojmë me besim ndihmën dhe mbrojtjen e Engjëjve".


(29.08.2008 RV)RealAudioMP3 Sot paradite Papa u takua me bashkësitë fetare e civile të Kastel Gandolfos, për përshëndetjen tradicionale të lamtumirës, në përfundim të periudhës së kaluar në selinë e tij verore, në qytezën laciale. Nesër, kthimi në Vatikan. Me që takimi u mbajt në festën e Shenjtorëve Kryeengjëj, Mikelit, Gabrielit e Rafaelit, Papa shfrytëzoi rastin t’i ftojë besimtarët për të kërkuar me besim ndihmën e engjëjve.
Ati i Shenjtë falënderoi me gjithë zemër bashkësitë fetare e civile si dhe mbarë popullsinë e Kastel Gandolfos, për pritjen që i bënë gjatë muajve të verës. Benedikti XVI shkoi në qytezën laciale më 2 korrikun e kaluar, siç e kujtoi edhe vetë dje në lutjen e Engjëllit të Tënzot – që të kishte mundësi për të pushuar e për të punuar më mirë në muajt më të nxehtë. Falënderoi edhe Forcat e Sigurimit dhe trupat e Avioregjimentit të 31-të të Flotës Ajrore Ushtarake për udhëtimet e tij me helikopter e me avion. Duke marrë shtytjen nga festa e sotme e Shenjtorëve Kryeengjëj, Mikelit, Rafaelit e Gabrielit, kujtoi se secili prej tyre ka një mision të posaçëm në historinë e shëlbimit:
 
“Të dashur vëllezër e motra, ta kërkojmë me besim ndihmën e tyre, si dhe mbrojtjen e Engjëjve të Rojës, festën e të cilëve do ta kremtojmë më 2 tetor. Prania e padukshme e këtyre shpirtrave të lum, na ndihmon e na ngushëllon fort: ata ecin përkrah nesh e na mbrojnë në çdo rrethanë, na ruajnë nga rreziqet e mund t’u kërkojmë ndihmë në çdo çast”.

 
Shumë shenjtorë – vijoi Papa - kishin me Engjëjt marrëdhënie të vërteta miqësie e të shumta janë episodet, që flasin për ndihmën e tyre në raste të veçanta:
 “Engjëjt dërgohen nga Zoti për t’i shërbyer atyre, që do ta trashëgojnë shëlbimin, siç na e kujton Letra drejtuar Hebrenjve (1,14), e na japin ndihmën e tyre në shtegtimin tokësor drejt Atdheut qiellor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.