2008-09-29 20:41:34

Bashkimi Evropian dënon dhunën kundër të krishterëve në Indi.


(29.09.2008 RV)Ndërmjet shumë tematikash, që u prekën sot në takimin e rangut të lartë të Bashkimit Evropian, mbledhur në Marsejë, ishte edhe ajo e gjendjes së të krishterëve në Indi. Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmet e kohëve të fundit kundër të krishterëve në Orisë e në zonën e Kandhamalit. Sipas statistikave, u fol për 37 të krishterë të vrarë gjatë dhunës së ushtruar nga fanatikët hinduistë. Viktimave u duhet garantuar menjëherë ndihmë e mbështetje – shkruhet në rezolutën e paraqitur nga Bashkimi Evropian, në të cilën shtohet edhe se të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën, duhet t’i dorëzohen sa më shpejt drejtësisë, me vetëdijen se mbrojtja e lirisë fetare në botë, duhet parë si objektiv parësor, sepse pikërisht mbi këtë liri, bazohet vetë demokracia.







All the contents on this site are copyrighted ©.