2008-09-27 16:17:46

Thirrje e Papës për një turizëm që respekton njeriun, kulturat e ambientin.


(27.09.2008 RV)Sot Papa foli për një turizëm plot pergjegjësi, që përjashton konsumizmin dhe përdorimin e pakujdesshëm të pasurive të tokës, duke vënë theksin tek solidariteti ndaj më të varfërve dhe tek përdorimi plot përgjegjësi i burimeve të gjithësisë, dhuratë e paçmueshme e Zotit për njerëzimin. E bëri këtë gjatë një takimi në Kastel Gandolfo me rastin e Ditës së sotme Botërore të Turizmit me temën e ndryshimeve klimaterike. Papa priti kardinalin Renato Martino dhe kryeipeshkvin Agostino Marketo, përkatësisht kryetar dhe sekretar i Këshillit Papnor të baritorisë për emigrantët dhe endacakët si dhe disa përfaqësues të Qendrës Turistike Rinore e të Zyrës Ndërkombëtare të Turizmit.
Kujtojmë se në botën e sotme lëvizin nga një vend në tjetrin për turizëm më se 900 milionë vetë në vit.







All the contents on this site are copyrighted ©.