(26.09.2008 RV)Bashkimi Evropian i hapi udhën e lirë Paktit evropian për emigracionin
dhe strehimin. Ndërmjet pikave kryesore të dokumentit, miratuar sot nga ministrat
e drejtësisë e të brendshëm të të 27-tëve, riorganizimi i emigracionit legal, lufta
kundër hyrjeve klandestine, forcimi i kontrollit të kufijve përmes sistemit të patrullimit
Fronteks dhe krijimi i një partneriati me vendet prej nga vijnë emigrantët e me ata
nëpër të cilat kalojnë. Dokumenti të do të adoptohet nga Këshilli Evropian, në tetor,
në Bruksel.