2008-09-26 17:55:16

OKB: Për Ban Ki-mun, realizimi i Objektivave të Mijëvjeçarit është urgjent.


(26.09.2008 RV)RealAudioMP3 “Qeveri, fondacione, sipërmarrje e organizata të shoqërisë civile janë bashkuar në impenjimin për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit”. Këtë theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i cili – në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kushtuar luftës kundër varfërisë – njoftoi se janë mbledhur 16 miliard dollarë. Duke folur, gjatë punimeve, të Asamblesë, në vijim pranë Pallatit të Qelqit në Nju Jork, Ban Ki-mun vërejti se kriza financiare, pasojë e kolapsit të kredive në SHBA, kërcënon mirëqenien e miliarda njerëzve, duke rënduar posaçërisht mbi jetën e të varfërve më të varfër.







All the contents on this site are copyrighted ©.