2008-09-26 16:17:35

Kisha e bota e kulturës përkujtuan At Zef Pllumin në Tiranë


(26.9.2008 R.V.)Siç kemi njoftuar dje në emisionin tonë, dëgjues të nderuar, në Tiranë kisha e bota kulturore shqiptare përkujtuan françeskanin shqiptar At Zef Pllumin, në një vjetorin e ndarjes nga jeta më një konferencë me temë "At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë", organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në kryqetytetin e Shqipërisë. Jeta dhe veprimtaria e At Zef janë histori feje, qëndrese, shprese, pra histori vëllazërimi, dokument historik, dëshmi e dokument me vlera të mëdha që na mundëson të shohim imtësisht atë çka ndodhi në Shqipëri gjatë regjimit të diktaturës ateiste komuniste. Po më hollësisht mbi konferencën e djeshme mbajtur në Tiranë në përkujtim e nderim të At Zef Pllumit, të dëgjojmë shërbimin e Jolanda Babës……RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.