2008-09-26 17:55:04

Imzot Miliore në OKB: mosrealizimi i objektivave të Mijëvjeçarit do të ishte falimentim për të gjithë.


(26.09.2008 RV)Globalizmi i solidaritetit përmes realizimit të shpejtë të objektivave të Mijëvjeçarit është detyrim moral i bashkësisë ndërkombëtare. Këtë theksoi kryeipeshkvi Çelestino Miliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, në fajlimin e mbajtur dje në Asamblenë e 63-të Përgjithshme të OKB-së.
relati vuri theksin edhe mbi progresin në vendet më pak të përparuara, që shpresonin shumë në mbështetjen nga bashkësia ndërkombëtare, e cila fatkeqësisht është vonuar shumë në përpjekjet për realizmin e zotimeve të marra lidhur me luftën kundër varfërisë, pabarazisë, urisë, dëmit ambiental, Sidës. Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë i ftoi vendet më të përparuara ta pranojnë plotësisht përgjegjësinë e tyre, duke pasur mirë parasysh se vendet e varfëra po e humbasin shpresën në ndihmën e të pasurave e se realizimi i objektivave lidhet ngushtë me respektimin e të drejtave të njeriut. Një falimetim në këtë drejtim, do të ishte dështim i rëndë moral. Prandaj është e nevojshme të krijohet një kulturë e re e marrëdhënieve njerëzore, e karakterizuar nga vizioni vëllazëror i botës; një kulturë e bazuar mbi imperativin moral të njohjes së unitetit të gjinisë njerëzore e mbi imperativin praktik të dhënies së kontributit për paqen. Burimet e nevojshme janë tepër të pakta, në krahasim me shumën e përgjithshme të shpenzimeve ushtarake ose të atyre për sigurimin e të mirave, që nuk janë të domosdoshme, në vendet më të zhvilluara. Imzot Miliore kujtoi edhe veprimtarinë e shoqërisë civile e, sidomos të organizmave fetare, ‘aktorë të domosdoshëm’ për të ndihmuar vendet nevojtare e provë konkrete e mundësisë për realizmin e objektivave të Mijëvjeçarit. Prelati nënvzioi, në përfundim, edhe impenjimin e Selisë së Shenjtë e të organizatave të saj në përpjekjen për të dhënë ndihmë e mbështeje, kudo ndjehet nevoja. Së fundi, përfaqësuesi i Vatikanit e ftoi bashkësinë ndërkombëtare të përqendrohet më shumë në objektivat që duhen realizuar, pa u hutuar nga objektiva të reja, siç është ‘shëndeti seksual e riprodhues’, që krijojnë rrezikun e përhapjes së praktikave e të politikave, të cilat cënojnë dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në përfundim ripohoi me forcë detyrimin moral të globalizimit të solidaritetit, përmes arritjes së objektivave të Mijëvjeçarit, rrugë e nevojshme për të arritur stabilitetin e ekonomisë globale e për të siguruar respektimin e të drejtave të të gjithëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.