2008-09-25 13:55:44

Përvjetori i parë i vdekjes së At Zef Pllumit OFM. Na la faqe të mrekullueshme të historisë së Ungjillit të shpresës e të qëndresës.


(25.9.2008. R.V.) Hyji Atë e thirri pranë vetes shumë të dashurin Atë Zef Pllumin, si sot një vit më parë më 25 shtator 2007 në spitalin romak “Gemelli”, por në mendje e në zemra tona e të atyre që e kanë njohur figurën finsike të këtij shërbëtori të Zotit e të kombit, është i gjallë përgjithmonë. Edhe ne të Programit Shqip të Radio Vatikanit, ruajmë jo pak kujtime personale të takimeve e bisedave që kemi pasur me Atë Zef Pllumin gjatë qëndrimit të tij në Romë e në Vatikan si dhe gjatë vizitave tona në Shkodër e në Shqipëri.
Me rastin e një vjetorit të kalimit të tij në amshim, duam të vëmë edhe një herë në dukje, dëshminë e shndritshme të fesë, të kulturës e të atdhedashurisë që na ka lënë ky Pater Fraçeskan heroik – siç paraqitej me shumë dashamirësi Atë Zef Pllumi.
Nuk do të harrojmë kurrë dëshminë tejet të çmueshme të atij kalvari, pjesë e të cilit ishte edhe personalisht Atë Zefi, që përjetoi populli shqiptar, kisha, kleri e Vendi mbarë në periudhën e errët të regjimit e diktaturës komunist në Shqipëri. Nuk do ta harrojmë aftësinë e tij të leximit të së kaluares e të së sotmes dhe të dialogut e afërsisë që kishte me gjithkënd. Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta, Atë Zef Pllumin e kujtojmë me admirim e mirënjohje, ndërsa në mendje tonë na kthehen vizionet e tij të mëdha, plotë shpresë, plotë dashuri e fuqi ungjillore që ua transmetonte të gjithëve. Ta dëgjojmë zërin e tij të ruajtur në arkivin tonëRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.