Më 23 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Piun nga Pietralçina, meshtar rregulltar
kapuçinë.
(23.9.2008 RV)Sot bie 40-të vjetori
i vdekjes së shën Piut nga Pietralçina, që ndodhi në San Giovanni Rotondo. I lindur
më 25 maj 1881 në Pietralçina, në provincë të Beneventos, qe kanonizuar nga Papa Gjon
Pali II më 16 qershor 2002. Vetëm 16 vjeç, hyn në kuvendin e rregulltarëve kapuçinë
më 22 janar 1903 duke marrë emrin si rregulltar, fra Piu nga Pietralçina. Shtatë vjetë
më vonë bëhët meshtar, më 10 gusht 1910. Në vitin 1916 eprorët e transferojnë në San
Giovanni Rotondo, mbi Garganë, në Pulje, e këtu në kuvendin e Shën Marisë së Hireve,
nis historia e tij prej traumaturgu e apostulli të Sakramentit të Rrëfimit. Më 20
shtator 1918 kapuçini fiton varrët e Mundimeve të Krishtit që do të mbesin të hapura,
me dhimbje e gjakëderdhje për 50 vjetë më rradhë. Vdes më 23 shtator 1968, 81 vjeç.
Shpallet i lumë më 1999, kanonizohet më 2002. Shën Piu nga Pietralçina, meshtar
i Urdhërit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë, u impenjue shumë në udhëheqjen shpirtërore
të besimtarëve e në pajtimin e mëkatarëve me Zotin përmes Sakramentit të Rrëfimit.
Pati një kujdes të posaçëm ndaj nevojtarëve e të varfërve, për të cilët dhuroi gjithçka
e ndërtoi edhe një shtëpi-spital “Lehtësimi i vuajtjeve”. Shtegtimi tij tokësor qe
plotësisht në shëmbëllim të Krishtit të kryqëzuar.