2008-09-22 17:31:12

Qumësht i ndotur në Kinë: në mjekim 53 mijë fëmijë


(22.09.2008 RV)Rreth 53 mijë fëmijë kinezë u janë nënshtruar kurave, pasi kanë pirë qumësht pluhur të ndotur me melaminë, një kimikat që përdoret për të ndryshuar vlerat proteike të qumështit. 13 mijë fëmijë janë të shtruar në spital e prej tyre, 104 janë rëndë. Është majft e gjerë pra, ajo që tashmë quhet “kriza e qumështit” në Kinë. Përdorimi i melaminës ka shkaktuar deri tani vdekjen e katër foshnjeve. Ndërkaq, në shumë vende aziatike po merren masa për të ndaluar importacionin e prodhimeve, që konsiderohen të rrezikshme e madje, edhe Bashkimi Evropian ka shtuar kontrollet. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që prodhime kineze për njerëzit e kafshët janë në qendër të problemeve shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.