2008-09-22 17:31:22

Pakistan: 60 të vrarë e mbi 260 të plagosur. Në hotel priteshin presidenti e kryeministri


(22.09.2008 RV)Hetimet mbi atentatin e djeshëm në Pakistan, që në hotelin perëndimor “Mariott” shkaktoi 60 viktima e mbi 260 të plagosur, janë përqëndruar në pistën e terroristëve talebanë. Ndër viktimat, katër të huaj: ambasadori i Republikës Çeke, një grua vietnameze e dy ushtarë amerikanë. Ministri i brendshëm pakistanez bëri të ditur se pikërisht në orën e atentatit duhej të ndodheshin në hotel presidenti dhe kryeministri i Pakistanit, të cilët në minutin e fundit kanë preferuar të shkonin për darkë në shtëpinë e kreut të qeverisë, duke shpëtuar kështu jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.