Ipeshkëvijtë e Uruguait tek Papa për vizitë ad Limina Apostolorum
(21.9.2008 RV)Papa Benedikti XVI priti
sot paradite në audiencë, grupin e parë të Ipeshkëvijve të Uruguait me rastin e vizitës
së tyre ad Limina. Uruguai, ish koloni spanjolle e pavarur nga viti 1825, numëron
mbi tre milion banorë. Mbi sfidat pastorale të pranishme në këtë Vend të Amerikës
Latine të dëgjojmë presidentin e Konferencës ipeshkvnore imzot Karlos Kollaci,
ipeshkëv i dioqezës së quajtur Mercedes: “Konteksti është shumë i ngjashëm
me atë të Amerikës latine, mirëpo Uruguai është një Vend origjinal për shkak të pranisë
së madhe të emigrantëve. Mbiemrat tanë janë italianë, spanjollë, gjermanë. Në krahasim
me pjesën tjetër të kontinentit, nuk kemi inidgjen, e kështu për shumë çka i përngjajmë
Evropës. Për shumë qytetarë latinoamerikan të shkosh në Uruguai, kjo tek ne në Amerikë
do të thotë të mbërrish në një vend ku e ke të siguruar të ardhmen. Duke ardhur në
Uruguai, secili ka sjellë me vete dëshminë e kulturës së cilës i përket e kjo është
diçka që e karakterizon Vendin tonë. Karakterista tjetër ka të bëjë me një mentalitet
laicist e shekullarizues të përhapur, megjithëse uruguaianët kanë një vetëdije shumë
të fortë fetare. Kjo për ne ipeshkëvijtë është shkak i madh i vuajtjesh por, njëkohësisht
paraqet edhe sfidën e madhe që kemi”.