Ipeshkvijtë dhe besimtarët anglikanë në shtegtim në Lurdë
(22.09.2008 RV)Filloi sot në Lurdë shtegtimi i ipeshkvijve anglikanë të Kishës
së Anglisë dhe i rrëth 400 besimtarëve laikë. Shtegtimi është organizuar nga “Shoqata
e Marisë” në kuadrin e “Misioneve të Kishës për bashkimin”, një nga 12 misionet jubilare,
me rastin e 150-vjetorit të dukjeve të Zojës në qytezën franceze. Në këtë ngjarje
marrin pjesë kryeipeshkvi i Kanterburit, Rouan Uilliams, primat i Bashkimit Anglikan
dhe kardinali katolik Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit
ndërmjet të krishterëve.