2008-09-20 17:09:35

Shenjtorët e javës


(21.09.2008 RV)E diela XXV e vitit kishtar, Kisha përkujton shën Mateun, Apostull e Ungjilltar

Nesër, më 22 shtator, bie festa e Shën Mauricit me shokë, ushtarë e martirë, dhe e shën Silvanos. Gjithashtu kujtohen martiret shën Emerita e shën Bazila.
I drejti do të banojë në shtëpinë e Zotit.

Të martën, Kisha katolike përkujton shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin që pati dhuratën e plagëve të Krishtit. Festohen edhe Shën Elizabeta, Shën Zakaria e Shën Lini. Për të ndenjur pranë Krishtit, vetëm një gjë është e nevojshme: vënia në zbatim e fjalës së Tij.

Fjala jote o Zot është drita e hapave të mi. Më 24 shtator, Kisha feston Shën Marinë e Merçedes, Shën Rustikon e Shën Pacifikun.

Të enjten, më 25 shtator kujtohen Shën Kleofa e Shën Serxho i Radonezit. Fillon në këtë ditë leximi i librit të Kishtarit, mbretit të urtë që zbulon mendjemadhësinë e kotësinë e botës.

Shenjtët Kozma e Damjani, Shën Nili abat, themelues i manastirit arbëresh të Grotaferratës kremtohen të premten e ardhshme. “Ju kush thoni se jam unë?”. Pyetja e Jezusit drejtuar Apostujve kërkon edhe sot përgjigje nga secili prej nesh.

Të shtunën, më 27 shtator bie festa e Shën Vinçenc de Paolit, themelues i Kongregatës së Misionit e të Bijave të Bamirësisë, Pajtor i të gjitha shoqatave të bamirësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.