2008-09-20 17:04:27

Papa ipeshkvijve të rinj: mos kini frikë e ndiqni Shën Palin Apostull


(20.09.2008 RV)Sot, Ati i Shenjtë priti ipeshkvijtë e sapoemëruar, të cilët po ndjekin një kurs pranë Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Papa u dha atyre si shembull për t’u ndjekur Shën Palin, Apostullin e Popujve e u kujtoi vështirësitë, që iu desh të kapërcente shenjtit para një bote, që ashtu si sot, ishte shpesh e shurdhër ndaj mesazhit të Jezu Krishtit. “Mos kini frikë – u tha ipeshkvijve Benedikti XVI – mos u shkurajoni për të gjitha këto vështirësi, shpesh edhe të rënda, por frymëzohuni nga Shën Pali, të cilit iu desh të vuante shumë për të njëjtat gjëra”.








All the contents on this site are copyrighted ©.