2008-09-19 18:06:44

Kardinal Bertone në Kroaci, ku "historia flet për shenjtëri"


(19.08.2008 RV)Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone ndodhet që dje në Kroaci për të përkujtuar 10-vjetorin e vizitës së Papës Gjon Pali II në këtë vend, gjatë së cilës Ati i Shenjtë shpalli të Lum kardinalin Stepinac, dhe 1700 vjetorin e themelimit të Splitit. Sot paradite ai u takua me presidentin e Republikës, Stiepan Mesiç e më pas me kryeministrin Ivo Sanader. Pasdite, kardinali Bertone bekoi Universitetin Katolik të Zagrebit. Dje, gjatë Meshës në katedralen e Splitit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit u ndal në besnikërinë dhe shenjtërinë e tokës kroate, si edhe në lidhjen e saj shekullore me Papën e Kishën e Romës. “Shembulli i martirëve – tha kardinali – ka ndriçuar shekujt e kaluar të historisë, deri në ditët tona, duke nxjerrë vazhdimisht dishepuj të Krishtit, që nuk kanë hezituar të flijojnë vetveten për të mbetur të bashkuar me Papën, Pasardhësin e Shën Pjetrit, si garanci e besnikërisë së vërtetë ndaj Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.