Rusia impenjohet të mbështesë ushtarakisht Osetinë e Jugut dhe Abkhacien
(17.09.2008 RV)Në Kremlin, presidenti rus Medvedev nënshkroi sot traktatet
e miqësisë dhe të bashkëpunimit me republikat gjeorgjiane separatiste të Osetisë së
Jugut dhe të Abkhacies, të cilat Moska i njeh si të pavarura. Rusia impenjohet t’i
mbështesë ushtarakisht e të mbrojë kufijtë e tyre. Nënshkrimi bëhet pas një komunikate
të ashpër të ministrisë së jashtme ruse kundër misionit të NATO-s në Gjeorgji. Rusia
pretendon se në vlerësimin e dëmeve të konfliktit ruso-gjeorgjian, NATO-ja është bazuar
vetëm në territorin e Gjeorgjisë, pa vizituar dy provincat separatiste.