2008-09-18 15:52:35

Jemen: 16 viktima në atentatin kundër ambasadës amerikane


(17.09.2008 RV)Atentat i rëndë në Jemen kundër ambasadës amerikane. 16 viktimat, ndër të cilat 6 atentatorët, 4 civilë e 6 ushtarë. Atentati në Sanaa u mor përsipër nga grupi integralist “Xhihadi islamik në Jemen”, i cili kërcënoi se do të kryejë atentate edhe në Arabinë Saudite e në Emiratet e Bashkuara Arabe. Personeli i selisë diplomatike ka shpëtuar pa probleme. Jemeni është vendi i origjinës së Ozama Bin Ladenit.







All the contents on this site are copyrighted ©.