Ndikimi i tërmetit financiar amerikan mbi bursat botërore
(16.09.2008 RV)Falimentimi i bankës afariste amerikane Lehman Brothers bën
që bursat botërore të humbin pikë njëra pas tjetrës. Wall Street i mbylli dyert mbrëmë
me 4% pikë më pak, ndërsa Evropa dogji rreth 125 miliard euro. Edhe sot gjendja nuk
është më e mirë, pasi përveç bankës, ekziston frika për një krak financiar të kolosit
të asiguracionit Aig. Sipas presidentit amerikan Bush, ekonomia amerikane mbetet e
fuqishme, por rritet shqetësimi për pasojat në nivelin ndërkombëtar. Çështjes i ka
kushtuar sot një artikull edhe gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano”.