2008-09-16 17:28:16

Kardinali Bertone kryeson Meshën për ipeshkëvijtë e ri të këtij viti


“Të dëshmohet dashuria e mëshirës së Zotit për çdo qenie njerëzore” : ky pra është misioni i ipeshkvijve, sipas kardinal Tarçizio Bertone.
Pra, Sekretari i Shtetit të Vatikanit kremtoi sot Meshën Shenjte për ipeshkvijtë e shuguruar gjatë këtij vitit, me rastin e Kuvendit kushtuar pikërisht ipeshkëijve të ri që do të vijojë deri më 23 shtator pranë universitetit papnor “Regina Apostolorum”:
Është kjo “një përvojë e dobishme vëllazërie”- kështu e përkufizoi kardinali Bertone Kuvendin organizuar nga Kongregata e Vatikanit për Ipeshkëvijtë kushtuar të gjithë ipeshkëvijve të shuguruar në dymbëdhjetë muajt e fundit. Në homelinë e Meshës Sekretari i Shtetit të Vatikanit duke iu drejtuar ipeshkvijve theksoi se “misioni ipeshkvnor është një detyrë që po bëhet gjithmonë e më impenjative si për shkak të shoqërisë sonë moderne të globalizuar e të ndërlikuar ashtu edhe për kërkesat e ungjillëzimit që ndeshët me entet e shumta fetare dhe kulturore në shoqërinë bashkëkohore”. Kardinali Bertone i ftoi ipeshkëvijtë të jenë “ ndërtues të palodhshëm, dëshmitarë e mbarështues të unitetit e të bashkimit të Kishës e të shoqërisë njerëzore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.