2008-09-15 16:43:10

Vazhdon sfida dipmomatike mes Prishtinës e Beogradit rreth legjitimitetit të Pavarësisë së Kosovës


(15.9.2008 RV)Vazhdon sfida dipmomatike mes Prishtinës e Beogradit rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës. Serbia e konsideron shumë të rëndësishme perspektivën e “zhbllokimit të marrëveshjes së tranzicionit me Bashkimin Evropian”, si faktor përshpejtimi për zhvillimin ekonomik e konsolidimin e demokracisë së saj, por pa hequr dorë nga sovraniteti serbë mbi Kosovën, kështu ka deklarauar kryeministri i Beogradit, Mirko Cvetkoviç, i shton se ka çështja e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës duhet sjellur në nivelin e së drejtës ndërkombëtare”.
Nnga Prishtina, Presidenti i i Kosovës Fatmir Sejdiu ka njoftuar se nga 20 deri më 28 shtator do të shkojë së bashku me ministrin e jashtëm Skënder Hysenin në SHBA për të për bllokuar iniciativën e Serbisë që OKB-ja të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mendimin rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës e do të vazhdojë fushatën e lobimit për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Për këtë qëllim, gjatë vizitës në Nju Jork Presidenti Sejdiu do të takohet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, ndërsa Komiteti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pritet të vendosë këtë të mërkurë nëse do të futet apo jo projektrezoluta serbe në axhendën e sesionit të Asamblesë.
Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Uordsuort (Steven Wordsworth) ka vlerësuar se është gabim që çështja e pavarësisë së Kosovës të shqyrtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. "Ne besojmë se ky është gabim, sepse në këtë mënyrë do të vazhdojmë të fokusohemi në atë që na largon, e jo në atë ku mund të punojmë së bashku", tha ai. "Serbia ka të ardhme të ndritur si vend anëtar i BE së, dhe një ditë edhe i NATO s. Besojmë që integrimi i gjithë rajonit, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, ofrojnë mundësi më të mirë për paqen e përhershme dhe prosperitetin e të gjithë njerëzve", tha ambasadori Uordsuort.







All the contents on this site are copyrighted ©.