2008-09-15 14:28:21

"Ka ardhur koha për t'u kthyer në rrugën e Zotit": kështu Papa Benedikti XVI në përfundim të udhëtimit apostolik në Francë


(15.09.2008 RV)Papa Benedikti XVI përfundoi udhëtimin e tij apostolik në Francë. Gjatë ceremonisë së lamtumirës në aeroportin Tarbe-Lurdë, Ati i Shenjtë theksoi se ndau me ipeshkvijtë francezë “bindjen se ka ardhur koha për kthimin në rrugën e Zotit”. Benedikti XVI foli për dy pjesët e shtegtimit të tij, etapën e parë në Paris dhe të dytën në Lurdë. Në mbyllje të përshëndetjes, Papa theksoi:
“Zoti kryeministër, vëllezër ipeshkvij e të dashur miq, Zoti e bekoftë Francën! Në tokën e saj mbretëroftë harmonia dhe përparimi njerëzor e Kisha qoftë si tharmi në brumë për të treguar me urti e pa frikë, siç është detyra e saj, kush është Zoti!”
Më pas, Ati i Shenjtë shprehu dëshirën të rikthehet në Francë:
“Arriti çasti i ndarjes. A do të mund të kthehem akoma në vendin tuaj të bukur? Dëshira ekziston, por është një dëshirë që ia besoj Zotit. Nga Roma do t’ju qëndroj afër e kur të ndalem para Shpellës së Lurdës në Vatikan, që ndodhet aty që prej mëse një shekulli, do të mendoj për ju. Zoti ju bekoftë!”
Papa u përshëndet nga kryeministri francez Fransua Fijon.







All the contents on this site are copyrighted ©.