2008-09-15 19:33:08

Gjeorgji: Medvedev ratifikon marrëveshjet me Osetinë e Jugut dhe Abkhacien


(15.09.2008 RV)Kriza e Kaukazit ishte sot në qendër të një mbledhjeje evropiane në Bruksel. Ministrat e jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan nisjen e misionit të vëzhguesve, të përbërë nga 200 persona, që do të vendoset në zonat jugore të kufirit të Osetisë së Jugut dhe të Abkhacies. U vendos gjithashtu edhe të destinohet për rindërtimin e Gjeorgjisë një paketë ndihmash prej 500 milion eurosh në tre vjet.
Gjithnjë sot, filloi një mision delikat dy ditor i NATO-s në Tbilisi, i fiksuar që para konfliktit, por që nuk i pëlqen Rusisë, e cila e ka përkufizuar si “të papërshtatshëm”. Ndërkaq, presidenti rus Medvedev shpalli se ratifikoi marrëveshjet e nënshkruara nga diplomacia moskovite dhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes me dy republikat rebele. Njëkohësisht, Ministri i jashtëm rus, Lavrov, pas vizitës në Abkhacie, ku Kremlini do të hapë një seli diplomatike brenda vitit, u nis për në Osetinë e Jugut për një sërë takimesh me autoritetet e vendit. Ndërkaq, Tbilisi bëri të ditur se gjatë konfliktit ruso-gjeorgjian të gushtit të kaluar, kanë gjetur vdekjen 373 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.